Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skitaret gjermane triumfojnë në sprintin ekipor

Skitaret e “cross-countryt”, Victoria Carl dhe Katharina Henning të Gjermanisë, e kanë fituar medaljen e artë në konkurrencën e femrave në sprintin ekipor, në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

Koha e tyre ishte 22 minuta e 9.85 sekonda.

Carl ishte më e shpejtë se kampionia suedeze në sprint, Jonna Sundling, e cila e fitoi medaljen e argjendtë, bashkë me Maja Dhalqvist.

Natalia Nepryaeva dhe Yulia Stupak nga Rusia, fituan medaljen e bronztë.

Finlanda përfundoi e katërta dhe SHBA-ja, që ishte kampione në fuqi në sprintin ekipor në Olimpiadë, përfundoi e pesta.

Artikuj të ngjashëm