Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rusia fiton medalje të artë në “crouss-countryn” ekipor

Ekipi i Rusisë nisi fuqishëm dhe e mbylli në atë mërnyrë garën ekipore në konkurrencën e femrave në “cross-country”. Ruset e fituan medaljen e artë. Veronika Stepanova në momentet finale të garës mbërriti e para dhe fitoi me kohën 53 minuta e 41 sekonda.

Gjermania e mori medaljen e argjendtë me 18.2 sekonda vonesë. Me medalje të bronztë u stolis ekipi i Suedisë, që ishte më i suksesshëm se Finlanda.

Gara me stafeta nisi me 18 garuese. Secila femër garoi dy xhiro në 2.5 kilometra.

Dy skitaret e para bënë skijim klasik, ndërsa dy të fundit ishin në stil të lirë.