Niskanen i Finlandës e konfirmoi dominimin e tij në skijimin klasik, duke e fituar medaljen e artë të premten në garën e 15 kilometrave në cross-country në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Niskanen pasi e kaloi vijën e finishit u rrëzua nga lodhja pasi garën e përfundoi me kohë prej 37 minutash e 54.8 sekondave. Kjo ishte medalja e tretë e artë olimpike për finlandezin. Ai fitoi garën klasike të 50 kilometrave para katër vjetësh dhe po ashtu triumfoi në garën ekipore të sprintit klasik në vitin 2014 në Sochi.
Alexander Bolshunov i Rusisë përfundoi i dyti të premten duke e siguruar medaljen e argjendtë dhe ishte prapa Niskanenit për 23.2 sekonda. Ndërkohë, norvegjezi Johannes Hoesflot Klaebo që e siguroi të bronztën ishte 37.5 sekonda pas finlandezit. Në fakt, Bolshunov dhe Klaebo kanë fituar medalje të arta në Pekin.
Skitari rus ka triumfuar në skiatlon ndërsa Klaebo në sprint, gara të mbajtura ditë më parë.