Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boe i Norvegjisë, i artë në sprintin e “biathlonit”

Johannes Thingnes Boe i Norvegjisë ishte skitari më i shpejtë dhe e fitoi medaljen e artë në sprintin e “biathlonit”.

Boe e përshkoi pistën e gjatë 10 kilometra për 24 minuta e 0.4 sekonda. Është medalja e tij e tretë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Ai po ashtu u stolis me medalje të artë në “biathlonin” e përzier, dhe të bronztën në garë individuale.

Boe nuk ishte i saktë në një rast, njësoj siç nuk ishte as Quentin Fillon Maillet i Francës, por francezi nuk e arriti shpejtësinë që e kishte Boe në skijim. Ai e fitoi të argjendtën me 25.5 sekonda prapa. Tarjei Boe e fitoi të bronztën, pasi me kohë ishte 38.9 sekonda prapa vëllait të tij të vogël.