Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maillet i Francës fiton të artën në biathlon

Quentin Fillon Maillet i Francës ishte i saktë në 20 gjuajtjet në pjesën e qitjes pavarësisht erës së fortë, dhe më pas skijoi drejt fitimit të medaljes së dytë të artë dhe medaljes së katërt gjithsej në Lojërat Dimërore të Pekinit. Maillet e fitoi biathlonin e gjatë 12.5 kilometra.

Johannes Tingnes Boe i Norvegjisë e nisi garën i pari pasi fitoi medaljen e artë në sprint, por nuk ishte i saktë në qitje në dy tentime. Maillet e kaloi atë dhe qëndroi i pari.

Tarjei Boe i Norvegjisë ishte i dyti në sprint, dhe i dyti ishte edhe të dielën. Dështoi në vetëm një gjuajtje dhe përfundoi 28.6 sekonda prapa francezit, për ta fituar medaljen e argjendtë.

Rusi Eduard Latypov po ashtu dështoi në një gjuajtje dhe e fitoi të bronztën.

Fillon Maillet në gara individuale e fitoi një medalje të artë dhe dy të argjendta.

Artikuj të ngjashëm