Kanadaja e ka fituar medaljen e artë në garën 5 mijë metra me stafetë në garën e shpejtësisë në patinazh. Ekipi i përbërë nga Charles Hamelin, Steven Dubois, Jordan Pierre-Gilles dhe Psacal Dion, të mërkurën ia fituan shtetit të tyre medaljen e tetë. Ishte garë me 45 xhiro, ndërsa ekipi i Kanadasë e përfundoi atë për 6 minuta e 41.257 sekonda. Koreja e Jugut e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Italia u stolis me medalje të bronztë.
Në moshën 37-vjeçare, Hamelin e theu rekordin e vet si mashkulli më i vjetër në garën e patinazhit të shpejtë, që fiton medalje olimpike. Ishte medalja e tij e gjashtë në karrierë dhe u bë olimpisti më i dekoruar.
Dubois ndërkohë e fitoi medaljen e tretë në Pekin. Ai përfundoi i dyti në 1500 metra dhe i treti në 500 metra.