Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bolshunovi i artë në “cross-country”

Alexander Bolshunov u stolis me medaljen e tretë të artë në Olimpiadë, pasi fitoi garën 30 kilometra në “cross-country”.

Kjo garë ishte shtyrë dhe u shkurtua për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të ulëta. Rusi në kilometrin e fundit ishte së bashku me pesë garues tjerë.

Megjithatë, ai doli para të gjithëve duke e mbyllur garën për 1 orë, 11 minuta e 32.7 sekonda. Rusi tjetër, Ivan Yakimushkin, ishte me 5.5 sekonda vonesë dhe u stolis me medalje të argjendtë, derisa Simen Hegstad Krueger i Norvegjisë, e mori medaljen e bronztë pasi ishte me 7 sekonda më i vonshëm se fituesi i garës.