Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finlanda i gëzohet të artës së parë olimpike në hokej mbi akull

Finlanda ka fituar medaljen e parë të artë olimpike në hokej mbi akull (meshkujt), me fitore ndaj Komitetit Olimpik të Rusisë në ditën përmbyllëse të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Finlandezët kanë mposhtur kampionin në fuqi me shifrat 2:1, për ta fituar medaljen e fundit në Lojërat e Pekinit.

Finlanda kishte ecuri pa humbje në Pekin, ndërsa ka fituar medalje në hokej mbi akull në pesë nga shtatë Olimpiadat e fundit.

“Në këtë ditë ne jemi ekipi më i mirë i hokejit në botë”, ka thënë sulmuesi finlandez, Harry Pesonen.

Finlanda ishte në finale në “Calgary 1988” dhe në “Torino 2006”. Kishte humbur nga Bashkimi Sovjetik, përkatësisht Suedia.

Por Ville Pokka dhe Hannes Bjorninen shënuan për ta kaluar Finlandën përpara. Portieri Harri Sateri ka ndalur 17 goditje të rusëve.

“Ishte një moment i jashtëzakonshëm emocional. Ende nuk po mund ta besoj. Është gjë shumë e madhe”, ka thënë Sateri.

Edhe Finlanda e bronztë në hokejin në akull Sport Finlanda e bronztë në hokejin në akull

“Ishte ëndërr prej se kam qenë fëmijë. Një medalje e artë olimpike është e pabesueshme”, ka shtuar ai.

Medaljen e bronztë e ka fituar Sllovakia, që e mposhti Suedinë me rezultatin 4:0.

Në 18 paraqitje në Lojërat Olimpike Dimërore, Finlanda tani ka një medalje të artë, dy të argjendta e katër të bronzta.