Susanna Tapani e shënoi golin e gjashtë në Olimpiadë, Anni Keisala priti 15 gjuajtje dhe në fund Finlanda e mori medaljen e katërt të bronztë në Lojërat Olimpike Dimërore në hokejin në akull, në konkurrencën e femrave.
Finlanda fitoi përballë Zvicrës me rezultatin, 4:0.
Fitorja e së mërkurës mbrëma e stolisi Finlandën me medaljen e bronztë në dy Olimpiada rresht.
Viivi Vainikka dhe Nelli Laitinen po ashtu shënuan në rimeçin e Kampionatit Botëror të vitit të kaluar për medalje të bronztë, të cilën Finlanda e fitoi 3:1.
Të enjten, kampionia në fuqi e Olimpiadës, SHBA-ja, do të ballafaqohet me Kanadanë në finalen për medaljen e artë. Këto dy shtete takohen në finale për herën e gjashtë në shtatë turnetë e fundit.
-
Finlanda i gëzohet të artës së parë olimpike në hokej mbi akull
-
Kanadaja mposht Finlandën në hokej në akull
-
Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore, Norvegjia e pakonkurrencë
-
SHBA-ja e fiton medaljen e fundit të artë në Lojërat Olimpike Dimërore
-
Gjermania fiton medaljen e bronztë olimpike te futbollistet