Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thellohet kriza në futbollin bullgar, dorëhiqet edhe trajneri Balakov

Foto: Reuters

Krasimir Balakov ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Bullgarisë, katër ditë pas thirrjeve raciste të tifozëve bullgarë ndaj kombëtares së Anglisë, raporton Sky Sports.

Kjo dorëheqje vjen pas asaj të presidentit të Federatës, Borislav Mihaylov dhe i gjithë Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Bullgarisë, transmeton Koha.net.

Kjo dorëheqje thellon edhe më tepër krizën për futbollin bullgar, pa udhëheqësit e Federatës dhe pa trajnerin Balakov.