Sport

Thaqi: Fitorja ndaj Prishtinës na jep qetësi

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, ka thënë se fitorja kundër Prishtinës i jep qetësi dhe komoditet ekipit që ai drejton. Thaqi ka konfirmuar se këtë vit, Malisheva synon mbijetesën, kurse në vitet në vazhdim, kërkon të jetë ekip pretendent për sukses.

“Kuptohet që çdoherë kur ke të bësh më ekipe si Prishtinë duhet të merren të gjitha masat në të gjitha repartet dhe duhet të jesh i koncentruar. Kjo fitore na jep një qetësi dhe një lloj komoditeti që të vazhdojmë me rezultate pozitive. Kemi lojtar më përvojë, por u duhet kohë të përshtaten me lojtarë të tjerë. Ne synojmë që të vazhdojmë me seri pozitive. Shpresojmë që të mbesim në Superligë dhe të shkruajmë histori si ekipi i cili qëndron më gjatë në Superligë dhe nuk bie në Ligën e Parë pas një viti. Synojmë që në vitet e ardhshme të jemi model i Ballkanit dhe të synojmë më shumë. Ti japim më shumë futbollit të Kosovës. Kapaciteti është me mbijetuar në Superligë. Presim që Xhevdet Shabani të merr vetën dhe të jetë qind për qind. Ishte lojë me intensitet të lartë. I uroj të dyja ekipet për lojën që kanë treguar, sidomos ekipit tonë”, tha Thaqi.

Me këtë fitore, Malisheva ka arritur në kuotën e 22 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë.