Sulmuesi veteran, Carlos Tevez, ka njoftuar se do të largohet nga klubi i fëmijërisë, Boca Juniors.
37-vjeçari ka thënë se “gjaku i tij nuk është i kuq, por i kaltër dhe i verdhë”, duke iu referuar ngjyrave tradicionale të skuadrës.
Megjithatë, ish-sulmuesi i shumë skuadrave të njohura evropiane si Manchester United, Manchester City e Juventusi, nuk ka konfirmuar nëse do të pensionohet.
“Karriera ime në Argjentinë ka mbaruar”, ka thënë ai. “Gjithmonë kam thënë se i vetmi klub që do të luaja në Argjentinë është Boca, pa dyshim”.
Pasi e humbi babanë, Segundo Tevez, në muajin shkurt pas infektimit me Covid-19, sulmuesi ka thënë se “nuk ka pasur kohë që të vajtojë”.
Edhe
Tevezi konfirmon pensionimin nga futbolli
Tevezi, i cili po ashtu ka luajtur edhe te Corinthiansi, West Hami dhe Shanghai Shenhua, u shpreh se “Boca kërkon që ta japësh maksimumin” dhe :mentalisht nuk është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë”.
“Nuk kam pasur kohë të vajtoj për babanë tim dhe përsëri isha duke luajtur. Kjo është ajo që kërkon Boca”, ka thënë ai derisa ka shpërthyer në lot.