Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tevezi bëhet trajner i futbollit

Carlos Tevez e ka pranuar punën e tij të parë si trajner i futbollit, pas pensionimit nga futbolli aktiv.

Ylli argjentinas e mbylli karrierën e tij të pasur si lojtar. Së fundmi, ishte pjesë e Boca Juniorsit, por u pensionua para disa javësh.

38-vjeçari bëri karrierë në Evropë te skuadrat West Ham United, Manchester United, Manchester City e Juventusi.

Tani, ish-ylli i sulmit do të jetë trajner i skuadrës argjentinas Rosario Central, ka shkruar të premten gazeta argjentinase “Ole”.