Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tevezi në spital për shkak të dhimbjeve në gjoks

Carlos Tevez

Ish-reprezentuesi i Argjentinës, Carlos Tevez, është pranuar në spital pasi ka pasur dhimbje në gjoks.

Tevezi është dërguar në spital të martën në Buenos Aires dhe do të qëndrojë aty deri sa të përfundohen gjitha testet mjekësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

40-vjeçari ka pasur karrierë të madhe si futbollist.

Ishte lojtar i disa skuadrave të njohura evropiane, përfshirë Juventusin, Manchester Unitedin, Manchester Cityn e West Ham Unitedin.

Tevezi ka zhvilluar 76 ndeshje për Argjentinën mes viteve 2004-2015, ndërsa mori drejtimin e Independientes në gusht të vitit 2023.

Tevezi, që për kohë të shkurtër udhëhoqi edhe Rosario Central në vitin 2022, ka zhvilluar 201 paraqitje në Premier League prej vitit 2006 deri në vitin 2013 dhe ka shënuar 84 gola, ka shkruar BBC të mërkurën.

Ai e fitoi dy herë Premier Leaguen me Unitedin dhe një herë me Cityn.

Ka edhe dy tituj në Serie A me Juventusin.

Mes shumë trofeve të tjerë të fituar, Tevezi e fitoi edhe Ligën e Kampionëve me “djajtë e kuq” në vitin 2008.