Carlos Tevez e ka nisur karrierën si trajner. Vetëm pak ditë pasi 38-vjeçari u tërhoq nga futbolli aktiv, ai është zyrtarizuar si trajner te skuadra argjentinase Rosario Central.
Faqja zyrtare e Rosarios ka njoftuar për marrëveshjen me Tevezin. Kishte dyshime nëse ish-sulmuesit të Manchester Unitedit, Juventusit e Manchester Cityt i duhet kualifikim për t’u bërë trajner i Rosarios.
Tevez i ka luajtur 76 ndeshje me Argjentinën. Ai pak ditë më parë kishte njoftuar se ka vendosur të bëhet trajner.
?? ¡Carlos Tévez es el DT de #RosarioCentral!
— Rosario Central (@RosarioCentral) June 21, 2022
El Apache se convirtió en el nuevo entrenador auriazul, tras firmar contrato con el Club por 12 meses. Carlos "el Chapa" Retegui, será integrante de su cuerpo técnico.#VamosCanalla ???? pic.twitter.com/5APtaJjtiX