Ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, Carlos Tevez, ka konfirmuar se do të pensionohet nga futbolli.
Argjentinasi kishte theksuar se nuk do të mund të vazhdojë të luajë më, pas vdekjes së babait të tij vitin e kaluar.
Ai ka bërë të ditur se ka refuzuar oferta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sulmuesi argjentinas ka fituar tre tituj të Premier Leagues, dy herë e fitoi Serie A të Italisë dhe një herë Ligën e Kampionëve.
Së fundmi ishte pjesë e Boca Juniorsit, ndërsa u largua nga skuadra e fëmijërisë në qershor të vitit të kaluar.
Pensionimin nga futbolli e ka bërë të ditur në sajtin “Mundo Albiceleste”.
Edhe
Tevezi bëhet trajner i futbollit
“Jam pensionuar, është e konfirmuar. Më kanë ofruar shumë gjëra, përfshirë edhe oferta nga SHBA-ja. Por, kjo është e tëra. Ndalova së luajturi për shkak se humba tifozin numër një”, theksoi Tevezi.
Tevezi më herët gjatë këtij viti ka thënë se ka probleme me peshën, pas largimit nga Boca.