Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, mendon se ekipi që ai drejton nuk i shfrytëzoi rastet që pati dhe në fund e humbi ndeshjen. Tetova theksoi se çdo gjë i shkoi për shtati Llapit.
“Në pjesën e parë patëm mundësi të shënonim. Edhe në pjesën e dytë patëm mundësi po ashtu, por nuk ia dolëm të shënojmë. Futbolli sjellë shumë alternative dhe duhet të pranojmë. Pas disavantazhit vjen një gol nga krahu, ishte gol irritues. Në qëlluam edhe shtyllën, por çdo gjë i shkoi për shtati Llapit. Sigurisht Santosi është sulmuesi ynë kryesor. Mungesa e tij vërehet. Sigurisht edhe ata që luajtën nuk bën keq. Golat e Santosit janë të vlefshëm, por në skuadrën tonë golat janë të shpërndarë”, u shpreh Tetova.
Me këtë humbje, Ulpiana mbetet në vendin e nëntë me 18 pikë.