Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tete i bashkohet Lyonit

Sulmuesi i krahut, braziliani Tete i është bashkuar skuadrës së Lyonit. Tete është prezantuar të enjten te Lyoni, ekip me të cilin do të aktivizohet deri në fund të këtij sezoni.

22-vjeçari është huazuar nga Shakhtar Donetsku dhe te Lyoni do ta bartë fanellën me numrin 20. Lyoni po ashtu, do ta ketë mundësinë e blerjes së tij në verë.

Braziliani u largua nga Shakhtari për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa ishte pjesë e këtij ekipi prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Gremio.

UEFA ka lejuar futbollistët e skuadrave të Ukrainës që t’i bashkohen ekipeve tjera deri në fund të sezonit si pasojë e situatës së krijuar.

Tete në 28 paraqitje për Shakhtarin ka shënuar dhjetë gola.