Tetë atletë do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik U20 në palestër që të shtunën mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Ekipi i Kosovës të premten ka udhëtuar për në kryeqendrën bullgare.
Është kjo një garë ku në vitet e kaluara Kosova ka pasur sukses. Suksesi, përkatësisht medaljet, kërkohen edhe këtë vit.
Muhamet Ramadani e Alaudin Suma do të garojnë në hedhje të gjyles dhe janë pretendent për medalje. Në vrapime do të garojnë Leona Thaqi, Armel Qovanaj, Florian Berisha, Duarza Ivanaj, Sara Susuri e Odeta Belegu.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova me 12 atletë në Kampionatin Ballkanik U20
-
Ramadani e Suma fitojnë medalje në Kampionatin Ballkanik U20 në palestër
-
Kosova me 32 sportistë në Festivalin Olimpik Evropian
-
Basketbollistët e rinj të Kosovës kërkojnë suksesin në Evropianin në Shkup
-
Kosova përfaqësohet me dy mundës në Evropianin U20