Muhamed Ramadani dhe Alaudin Suma kanë fituar medalje në Kampionatin Ballkanik U20 në palestër që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Ramadani fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjyles, ndërsa Suma u stolis me medaljen e bronztë në po të njëjtën disiplinë.
Kosova edhe në të kaluarën ka pasur sukses në këtë garë, dhe është përsëritur suksesi.
Veç Ramadanit e Sumës, Kosovën në këtë Kampionat Ballkanik për të rinj e përfaqësojnë edhe Leona Thaqi, Armel Qovanaj, Florian Berisha, Duarza Ivanaj, Sara Susuri e Odeta Belegu, që të gjithë në vrapime.
Artikuj të ngjashëm
-
Suma fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik për U-20
-
Ngritja e vazhdueshme e atletit Muhamet Ramadani
-
Pasi vazhdoi dominimin në Ballkanik, Ramadani shpreson për suksese edhe në garat më të mëdha
-
Tetë atletë të Kosovës në Ballkanikun U20
-
Muhamet Ramadani, për herë të dytë sportisti më i mirë i ri i vitit