Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova përfaqësohet me dy mundës në Evropianin U20

Egzon Xhoni dhe Fatlum Braka do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian U20 në mundje.

Dy mundësit kanë mbërritur në Romë, ku edhe do të mbahet Evropiani. Evropiani U20 që ka nisur të hënën dhe përfundon më 3 korrik. Xhoni do të marrë pjesë në kategorinë deri 65 kilogramë, ndërsa Braka në kategorinë deri 61 kilogramë.

“Shpresojmë që të dy të na gëzojnë me paraqitje të mirë, pse jo edhe medalje”, shkruan në njoftimin e Federatës së Mundjes së Kosovës.