Rezultatet e dobëta në tri ndeshjet e fundit te Bayern Munich, kanë ngjallur pakënaqësi në kampin “bavarez”, transmeton KTV.
Sipas “Bildit”, reagimi i parë ka ardhur nga ylli kolumbian, James Rodriguez, që thuhet se ka pasur një debat të ashpër me trajnerin Niko Kovaq, pas barazimit 1:1 ndaj Ajaxit.
“Ne nuk jemi Eintracht Frankfurt” mësohet t’i ketë thënë Jamesi trajnerit gjatë një debati me të.
James sipas medieve gjermane është i pakënaqur me mungesën e tij në formacionin e Kovaqit në shumë ndeshje të këtij sezoni, duke ngritur dyshime për të ardhmen e tij te Bayern Munichu.
Artikuj të ngjashëm