James Rodriguezi mund të largohet nga Bayern Munichu, transmeton KTV.
Ylli kolumbian po vazhdon të jetë i pakënaqur me trajneri Niko Kovaq dhe e dëshiron largimin nga “bavarezët”.
Sipas ‘Bild’, James ka pasur një përplasje të re në dhomat e zhveshjes, tani me drejtorin sportiv të Bayernit, Hasan Salihamidziq.
Jamesi i është bashkuar Bayernit sezonin e kaluar në një marrëveshje huazimi prej dy vjetësh, por me situatën aktuale kolumbiani pritet t’i japë fund aventurës së tij në Gjermani.
Artikuj të ngjashëm