Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James Rodriguez nuk dëshiron të qëndrojë te Bayerni

James Rodriguez pritet të rikthehet te Real Madridi, pas përfundimit të huazimit dyvjeçar te Bayern Munichu.

Sipas “Kicker”, ylli kolumbian nuk është i lumtur te “bavarezët” duke e kërkuar largimin.

Bayern Munichu ka vendosur ta kthejë Jamesin në Madrid, duke refuzuar të paguajë shumën prej 42 milionë euro për kolumbianin.

Bavarezët, me kursimin e këtyre parave, do të provojnë të transferojnë sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Luka Joviq.