Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jamesi kërkon kthimin te Reali

James Rodriguezi ka kërkuar t’i japë fund huazimit te Bayern Munichu dhe të kthehet te Real Madridi.

Rodriguez po kalon sezonin e tij të dytë të huazimit dyvjeçar te klubi gjerman dhe ka marrëveshje që të transferohet te kampioni gjerman.

Por sipas gazetës “AS”, kolumbianit nuk po i pëlqen qëndrimi te Bayerni dhe preferon kthimin te Reali sa më shpejtë që të jetë e mundur.

27-vjeçari ka realizuar vetëm 11 paraqitje sivjet dhe nuk është i lumtur me mënyrën e lojës së Niko Kovaqit.

Reali do të duhej të paguante një shumë parash për rikthimin para kohe të James Rodriguezit që i ka mbetur edhe dy vjet e gjysmë kontratë në Bernabeu.