Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Telashe me lëndime te Juventusi para ndeshjes me Villarrealin

Disa lojtarë të Juventusit kanë bërë vizita mjekësore të shtunën gjatë ditës, një ditë pas barazimit me Torinon, 1:1.

Leonardo Bonucci ishte i pari që arriti në qendrën “J-Medical” për ta parë shkallën e lëndimit në pulpë.

Ai bëri shaka duke u thënë tifozëve se Paulo Dybala nuk do të vijë për kontrollë.

Dybala dhe Daniele Rugani po ashtu iu nënshtruan më vonë testeve mjekësore, ndërsa te stafi i “zonjës së vjetër” shpresojnë që ata të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Villarrealit.