Ylli i Romës, Paulo Dybala, ka vazhduar të stërvitet në mënyrë individuale, kurse Chris Smalling dhe Renato Sanches do të jenë të gatshëm për duelin e së hënës kundër Lecces në Serie A.
“Calciomercato” ka raportuar të premten për gjendjen fizike të lojtarëve të Romës nga “Trigoria”, qendra stërvitore e klubit italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ndeshjes me Leccen, Roma do të luajë kundër Lazios në Serie A dhe kundër Milanit në Ligën e Evropës.
Daniele De Rossi synon që ta ketë Dybalan në formën sa më të mirë fizike.
Dybala ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.