Werder Bremeni nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, kosovari Lirim Kastrati. E këtë e kanë pranuar edhe zyrtarët e klubit gjerman, i cili në sezonin e ri do të bëjë gara në Bundesligën 2.
“Çështja është ende e hapur. Është e qartë që ne po kërkojmë një lojtar ofensiv dhe kjo është primare. Kemi edhe pak punë dhe po punojmë që të kemi qasje brenda kësaj jave”, ka thënë Clemens Fritz të mërkurën.
Te ekipi gjerman, po e shohin Kastratin si përforcim të duhur për sezonin e ri. Reprezentuesi i Kosovës është pjesë e Dinamo Zagrebit dhe ekipi kroat për ta lënë të lirë po kërkon të paktën dy milionë euro. Megjithatë, te Werderi po insistojnë në huazimin e tij njëvjeçar, por pa opsionin e blerjes.
Kastrati 22-vjeçar ka kontratë me Dinamon deri në vitin 2025.