Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Maqedonia e Veriut besojnë se mund ta mposhtin Kosovën

Te Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut kanë pranuar se synim e kanë kualifikimin në “Euro 2020” nëpërmjet plejofit të Ligës së Kombeve, por pengesë për këtë do të jetë Kosova. Bile e madhe.

Seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, pas përfundimit të ciklit të rregullt eliminator, tha se qysh tash ka filluar të mendojë për duelin me Kosovën.

Ndeshja gjysmëfinale e plejofit të Ligës së Kombeve në kuadër të ligës D do të zhvillohet më 26 mars të vitit të ardhshëm.

Në këtë ndeshje, Maqedonia Veriore është vendase dhe fituesi i saj do të kualifikohet në finale për t’u përballur me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal Gjeorgji – Bjellorusi, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, të martën mbrëma ka mbyllur ciklin eliminator për “Euro 2020”, me fitore minimale ndaj Izraelit (1:0), në ndeshjen e luajtur në Shkup, në të cilën i pranishëm në tribuna ishte edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.

Me këtë fitore, Maqedonia e Veriut ka përfunduar e treta në Grupin G me 14 pikë në dhjetë ndeshje të zhvilluara. Prej këtij grupi, paraqitjen në evropian e kanë siguruar Polonia dhe Austria.

Edhe Maqedonia e Veriut pret ta kalojë Kosovën dhe të përballet me Gjeorgjinë në finale të plejofit Sport Maqedonia e Veriut pret ta kalojë Kosovën dhe të përballet me Gjeorgjinë në finale të plejofit

Në dhjetë ndeshjet kualifikuese, Maqedonia Veriore ka regjistruar katër fitore, dy barazime dhe katër humbje. Edhe Kosova ciklin eliminator për “Euro 2020” e ka mbyllur në pozitën e tretë, por në Grupin A me 11 pikë nga tetë ndeshje.

Angelovski për mediumet maqedonase ka thënë se e ka parasysh që është larg evropianit vetëm dy fitore, por duelin e Kosovës e ka vlerësuar shumë të vështirë. Ai ka thënë se shpreson që për këtë përballje t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)