Dardan Berisha ndihet krenar që si kapiten udhëhoqi Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll drejt kualifikimeve për botërorin “Kina 2019”.
Berisha ishte lider i Kosovës në fitoren më të rëndësishme, atë kundër Përfaqësueses së Estonisë (75:69), me 28 pikë të shënuara. Falë kësaj fitoreje të arritur, të shtunën mbrëma, në Prishtinë, Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve për botërorin “Kina 2019” që nisin në muajin nëntor, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesja e Kosovës ciklin parakualifikues e përfundoi në pozitën e dytë të Grupit C, duke mbledhur gjashtë pikë, falë dy fitoreve në shtëpi dhe dy humbjeve në udhëtim.
Krahas Kosovës në kualifikime avancoi edhe Estonia si lider i grupit, derisa Maqedonia zbriti në një divizion më poshtë, pasi përfundoi në pozitën e fundit. Kosova ia shkaktoi Estonisë humbjen e parë në këto parakualifikime pas tri fitoreve rresht... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.