Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova nuk u frikësohet përfaqësueseve të mëdha në basketboll

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve, arriti të shkruajë historinë duke kaluar në fazën e rregullt kualifikuese për Kampionatin Botëror Kina 2019.

Kosova ishte në grupin C së bashku me Estoninë dhe Maqedoninë dhe arriti të përfundojë në vendin e dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, flet për rrugëtimin e mundimshëm të Kosovës në para-kualifikime. Një kontribut të madh në kualifikimin historik të Kosovës, e dha edhe alo-qendra Fisnik Rugova.

Kosova të enjten do të mësojë kundërshtarët e kualifikimeve për Kampionatin Botëror, përderisa Berisha dhe Rugova, zbulojnë dëshirat se në cilin grup dëshirojnë të luajnë.

Kosova mund të jetë pjesë e grupit A, aty ku janë Spanja, Sllovenia dhe Mal i Zi. Në grupin C gjendet Polonia, Lituania dhe Hungaria, përderisa në grupin E janë Belgjika, Franca dhe Rusia.