Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një kapiten dhe lider si Berisha

Dardan Berisha ka qenë në zemër të "bumit" të basketbollit në Kosovë, që po kalon nga një moment historik në tjetrin. Kështu ka shkruar të hënën sajti zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), në një artikull që ia ka kushtuar kapitenit të Kosovës dhe liderit të skuadrës Z Mobile Prishtina.

Përmes fundorit Berisha është paraqitur edhe suksesi i Prishtinës në FIBA Europe Cup. Prishtina për herë të parë po luan në fazën e dytë grupore të FIBA Europe Cup, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Berisha vlerëson mundësinë unike për të qenë njeriu që ndikon në rritjen e sportit të basketbollit në vend. FIBA ka shkruar se Berisha pasi ka udhëhequr Kosovën në parakualifikimet për botërorin 2019, ka vazhduar të bëjë histori me Prishtinën, duke qenë lider i saj në fushatën më të suksesshme ndërkombëtare.

Së fundi fundori Berisha ka udhëhequr Prishtinën drejt fitores ndaj skuadrës Szolnoki Olaj. Ishte kjo fitorja e parë e Prishtinës në fazën e dytë të FIBA Europe Cup....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)