Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha, nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Z Mobile Prishtina, pasi të përfundojë me pjesëmarrje në FIBA Europe Cup. E kjo aventurë e Prishtinës në këtë garë pritet të mbarojë më 6 shkurt.
Deri atëherë, Berisha thotë se do të jetë i fokusuar vetëm në klubin bardhekaltër. Mundësitë janë që Prishtina të kalojë edhe raundin e dytë të FIBA Europe Cup, por goxha të vogla, shkruan Koha Ditore.
Aktualisht, Prishtina zë vendin e tretë në Grupin I me katër pikë pas tri ndeshjeve, kurse deri në fund të kësaj faze i ka edhe po aq duele për t'i zhvilluar. I pret në shtëpi S. Oliver Wuerzburgun e Pinar Karshiyakan, ndaj të cilave skuadra ka humbur, kurse është mysafire e Szolnoki Olajit, skuadër që e ka mposhtur në Prishtinë.
Dy ekipet e para të grupit avancojnë në 1/8 e finales derisa dy të tjerat i japin fund aventurës evropiane... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)