Dardan Berisha beson se Z Mobile Prishtina do të kthehet me fitore nga Rumania.
Prishtina, sot prej orës 18:00 luan kundër Steaua Bukureshtit në kuadër të xhiros së dytë të Grupit E të FIBA Europe Cup.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha pranon se nuk do të jetë lehtë ndaj Steauas, por thotë se Prishtina është e gatshme të tregoj forcën që ka, shkruan “Koha Ditore”.
Prishtina ka një fitore në FIBA Europe Cup kurse Steaua në xhiron e parë ka pësuar humbje nga ekipi danez Bakken Bears.
Berisha ishte lider i Prishtinës në ndeshjen e parë, të cilën bardhekaltrit e fituan në shtëpi kundër kampionit të Ukrainës, Cherkaski Mavpy. Ai në këtë fitore kontribuoi me 26 pikë dhe një paraqitje të tillë shpreson ta ketë edhe kundër rumunëve.
“Besoj se jemi të gatshëm për këtë ndeshje, të cilën duam të fitojmë, në mënyrë që të rritim gjasat për të kaluar në fazën tjetër. Udhëtimi ka qenë i gjatë dhe i mundimshëm, por definitivisht kemi gjasa të kthehemi në fitore”, ka thënë Berisha sot për “Kohën Ditore”.