Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Gjilani ka optimizëm përballë ekipit nga Luksemburgu

Skuadra e Gjilanit do të përballet me Progres Niederkonin nga Luksemburgu në rundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në shortin e tërhequr të martën, është përcaktuar që Gjilani ndeshjen e parë të luajë në udhëtim përpara se në duelin e kthimit të shkojë në Luksemburg. Dueli i parë do të luhet më 13 korrik, ndërsa ai i kthimit pas një jave.

Për Gjilanin, kjo është hera e tretë që paraqitet në garat e UEFA-s, ndërsa edhe vitin e shkuar luajti në rundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës por u eliminua.

Te Gjilani kanë pranuar se kanë pak njohuri për kundërshtarin, por kanë shtuar se do të jenë gati dhe se këtë herë do të tentojnë kualifikimin në rundin e dytë.

“Kemi mësuar kundërshtarin për rundin e parë kualifikues dhe duhet të pranojmë që është i panjohur. Kemi parë që ka marrë pjesë edhe më herët në Evropë dhe në përbërje kanë gjithashtu futbollistë, të cilët kanë luajtur në Evropë. Jemi në pritje të konfirmimeve të termineve për zhvillimet e ndeshjeve dhe të nisim qysh tani përgatitjet për organizimin e tyre. Shpresojmë që këtë herë të mos i zhgënjejmë tifozët tanë dhe të kalojmë këtë rund”, ka thënë zëdhënësi i Gjilanit, Drilon Sylejmani për KOHËN.