Të enjten në mbrëmje do të nisin çerekfinalet edhe në dy ligat e tjera evropiane, pos asaj të Ligës së Kampionëve që nisën të martën.
Barcelona do të mundohet ta fitojë trofeun e kësaj gare me udhëtimin që e ka tek Eintracht Frankfurti në ndeshjen e parë. Skuadra spanjolle është për herë të parë në Ligën e Evropës dhe nuk e ka fituar asnjëherë, as Kupën UEFA. Katër herë shkoi në gjysmëfinale, por nuk e arriti finalen.
Duke u rindërtuar nga trajneri i ri Xavi Hernandez, Barcelona po bën paraqitje të mëdha. Paraqitje tejet të mira pati edhe ndaj Napolit dhe Galatasarayt për të avancuar deri në çerekfinale.
West Hami arriti në çerekfinale të një gare evropiane, për herën e parë që prej vitit 1981. Anglezët e eliminuan gjashtë herë kampionen, Sevillan, si dhe nikoqirin, Lyonin.
Leipzigu do të luajë në shtëpi kundër Atalantas, ndërsa Rangersi e viziton Bragan.
Në Ligën e Konferencës, Roma synon revanshin.
Ekipi italian do të ballafaqohet me Bodo/Glimtin, skuadrën norvegjeze që e mposhti Romën 6:1 në fazën e grupeve, e që ishte humbja më e thellë e Jose Mourinhos si trajner.
Edhe
Çerekfinalja e Ligës së Evropës ofron ndeshje interesante
Bodo/Glimt po ashtu mori një barazim në Itali dhe e eliminoi Celticun dhe AZ Alkmaarin në fazën nokaut.
Dy skuadrat holandeze, Feyenoordi dhe PSV Eindhoveni, kanë avancuar në tetë më të mirat dhe luajnë kundër Slavia Pragës dhe Leicesterit, respektivisht.
Ndeshja tjetër zhvillohet ndërmjet Marseillet, që është nikoqir i PAOK-ut.