Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e pret Barcelonën në Ligën e Evropës

Një prej ndeshjeve më të mëdha në të gjitha garat evropiane të futbollit do të luhet të enjten prej orës 21:00, kur Manchester Unitedi e pret Barcelonën në ndeshjen kthyese të 1/16 të finales së Ligës së Evropës.

Dy gjigantët e futbollit barazuan 2:2 në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Camp Nou” javën e kaluar.

Barcelona asnjëherë nuk e ka fituar garën e dytë më të rëndësishme të Evropës, që dikur njihej si “UEFA Cup”.

Edhe në këtë edicion pritet të ketë vështirësi, duke nisur që nga ndeshja e së enjtes mbrëma.

Barcelona u godit së fundmi me lëndimet e Pedrit dhe Ousmane Dembeles, e po ashtu edhe me suspendimin e Gavit.

Edhe Dhjetë lojtarë të Barcelonës në gjysmëfinale Botërori 2026 1 j. më parë Dhjetë lojtarë të Barcelonës në gjysmëfinale

Unitedi kthehet në “Old Trafford”, stadiumin ku e ka humbur vetëm një nga 19 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Ndërkohë, në radhët e veta e ka sulmuesin Marcus Rashford, i cili ka realizuar 16 gola në 17 ndeshje qëkur u kthye nga Kupa e Botës.

Pas barazimit në ndeshjen e parë me Nantesin, edhe Juventusit i duhet fitorja në Francë për të kaluar tutje.

Ajaxi barazoi pa gola me Union Berlinin dhe ndeshja kthyese tani zhvillohet në Gjermani.

Edhe Atletico e Barcelona publikojnë formacionet Futboll 3 muaj më parë Atletico e Barcelona publikojnë formacionet

Prej skuadrave të mbetura aktualisht në Ligën e Evropës, vetëm Sevilla ka marrë rezultat më të favorshëm.

Ndaj PSV Eindhovenit fitoi në Spanjë me rezultatin 3:0.