Çerekfinalistët e Ligës së Evropës do të caktohen të enjten me ndeshjet që do të zhvillohen në dy orare.
Në orën 18:45 luajnë Slavia Praga – Milan, Rangers – Benfica, Villarreal – Marseille dhe West Ham United – Freiburg.
Ndërkohë nga ora 21:00 ballafaqohen Atalanta – Sporting, Leverkusen – Qarabag, Brighton – Roma dhe Liverpool – Sparta Praga.
Këto janë ndeshjet kthyese të fazës së një të tetës së finales së Ligës së Evropës.
Liverpooli, West Hami, Brightoni dhe Aston Villa po e shikojnë mundësinë për të avancuar tutje. Në rast se ndodh kjo, atëherë futbolli anglez pritet që ta ketë edhe një tjetër skuadër në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër. Pra, pesë skuadra pritet që të jenë pjesëmarrëse.
Edhe
Milani luan me Romën, Liverpooli me Atalantan
Liverpooli nga ndeshja e parë ka epërsi 5:1, kurse West Hami u mposht 1:0 nga Freiburgu në ndeshjen e parë.
Punë shumë të vështirë pritet të ketë Brightoni, që është mposhtur nga Roma 4:0 në ndeshjen e parë.
Rangersi e Benfica barazuan 2:2 në ndeshjen e parë.
Shorti për çerekfinale të Ligës së Evropës do të tërhiqet të premten në mesditë, në Nyon të Zvicrës. Do të mësohen edhe kush me kë do të ballafaqohet në gjysmëfinale.
Edhe
Liverpooli kundër Sparta Pragës, Brightoni luan me Romën
Çerekfinalet e kësaj gare zhvillohen më 11 dhe 18 prill, ndërsa gjysmëfinalet më 2 dhe 9 maj.
Finalja e Ligës së Evropës luhet në “Dublin Arena” në Dublin të Irlandës më 22 maj.