Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani luan me Romën, Liverpooli me Atalantan

Të premten është tërhequr shorti edhe për çerekfinalen e Ligës së Evropës, ku po ashtu paraqiten skuadra të mëdha evropian.

Shorti ka vënë përballë dy skuadrat e mëdha italiane, Milanin e Romën.

Liverpooli, që vlerësohet favorit, do të përballet me Atalantan.

Bayer Leverkusen i Granit Xhakës do të sfidohet nga West Hami, ndërsa çifti i fundit çerekfinal është Benfica – Marseille.

Fituesi i ndeshjes mes Milanit dhe Romës në gjysmëfinale përballet me fituesin e ndeshjes Leverkusen – West Ham.

Edhe Kush do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Evropës Sport Kush do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Evropës

Fituesi i ndeshjes Benfica – Marseille luan në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Liverpool – Atalanta.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen më 11 e 18 prill.