Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tchouameni afër transferimit për 100 milionë euro te Real Madridi

Aurelien Tchouameni është afër kompletimit të një transferimi prej 100 milionë eurosh te Real Madridi. Monaco dhe gjiganti spanjoll janë afër arritjes së një marrëveshjeje dhe futbollisti francez do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të nënshkruaj kontratën.

Siç raporton “Goal”, futbollisti i Francës gjatë orëve në vijim pritet të nënshkruajë marrëveshjen. Tchouameni kishte vendosur t’i bashkohej Realit javë më parë, duke refuzuar interesimin nga Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini.

Mesfushori 22-vjeçar me Monacon ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Edicionin 2021/2022 e mbylli me pesë gola e tri asistime në 50 ndeshje në të gjitha garat.