Mesfushori francez Aurelien Tchouameni është prezantuar të martën te Real Madridi pasi i ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore. Reali javën e shkuar e zyrtarizoi transferimin e Tchouamenit nga Monaco për 100 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.
Me ekipin spanjoll, Tchouameni ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028 dhe do ta bartë fanellën me numrin 18.
“Jam shumë i lumtur që jam në klubin më të mirë në botë. Ne do të punojmë së bashku me pjesën tjetër të ekipit për të fituar shumë tituj të tjerë. Faleminderit presidentit, agjentit tim dhe familjes sime që më kanë sjellë këtu. Hala Madrid!”, tha Tchouameni 22-vjeçar në gjuhën spanjolle.
Artikuj të ngjashëm