Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Talenti i Dortmundit dëshiron të luajë për Kosovën

Rilind Hetemi ka shumë ëndrra. Por nëse dy prej tyre arrin t'i realizojë, do të ishte i kënaqur.

Ëndërron debutimin me ekipin e parë të Borussia Dortmundit, klubin ku po zhvillohet si futbollist dhe të përfaqësojë Kosovën, vendin e lindjes së dy prindërve, babait nga Skënderaj dhe nënës nga Drenasi, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Rilindi i ka thënë trajnerit të ekipit U-15 të Gjermanisë se herët apo vonë do të luajë për Kosovën. Kam pasur kontakt me trajnerin U-15 të Kosovës, Gazmend Haliti dhe tani me menaxherin e U-21 të Kosovës, Zgjim Sojevën", ka treguar babai i talentit të Borussia Dortmundit dhe ekipit U-17 të Gjermanisë, Nexhmedin Hetemi.

Hapat e parë për t'i realizuar këto dy dëshira tashme i ka hedhur futbollisti i lindur në Gjermani.

16-vjeçari javën e shkuar debutoi me gol për 19-vjecarët e Dormundit në "UEFA Youth League". Shënoi golin e barazimit kundër Monacos (1:1), dy minuta pasi u inkuadrua në fushë. Në fushë u fut në minutën e 77-të, kurse golin e shënoi në minutën e 79-të. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).