Bebart Selmani apo “Messi i Kosovës”, siç e quajnë, ka filluar stërvitjet në klubin futbollistik “Vizioni” në Ferizaj, ndërsa interesimi për të ka kaluar kufijtë, duke rënë në sy të akademisë së futbollit për moshat e reja të klubit të madh të Bundesligës “Borussia Dortmund”, bën të ditur emisioni “Sot” i KTV-së.
Selmani ka pasur një pritje dhe përkrahje edhe nga futbollistët më të njohur shqiptarë. Ndërsa në storien e cila do të transmetohet të hënë, babai i Bebartit, Faiku, tregon për vështirësitë e tij për ta mbështetur të birin në këtë rrugëtim.
Pavarësisht interesimit të klubit gjerman, Bebarti megjithatë ëndërron të bëhet pjesë e klubit katalunas “Barcelona”.
Materialin e plotë ndiqeni në linkun e bashkangjitur.