Trajneri i Rahovecit, Fotis Takianos, ka përgëzuar lojtarët e tij pas fitores në Suharekë. Trajneri grek beson se skuadra e tij ka kapacitetin për ta fituar ndeshjen e pestë që do të luhet në “Mizair Isma”.
“Kemi luajtur deri tani katër ndeshje dhe nuk ka pasur diferencë të madhe dhe të dyja ekipet kanë shanset për ta fituar ndeshjen e pestë. Ishte një ndeshje e vështirë por dua të përgëzoj lojtarët e mijë për paraqitjen në këtë takim pasi u angazhuan maksimalisht. Kemi kontrolluar lojën nga fillimi e deri në fund dhe kemi pasur epërsi vazhdueshme në këtë takim. Tani jemi baras do të luajmë në shtëpi kemi një lloje përparësie por nuk mund të themi se jemi favorit”, deklaroi Takianos.