Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Takianos trajner i Rahovecit

Greku Fotis Takianos do ta udhëheq KB Rahovecin edhe në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Lajmin e kanë bërë të ditur “vreshtarët” nëpërmjet një postimi në Facebook.

"Siç e kemi thënë edhe në përmbyllje të edicionit, se kur ia dhamë lamtumirën, ai nuk kishte pranuar. Thellë-thellë brenda vetes dinte se do të bashkoheshim sërish. Ashtu edhe ndodhi. Klubi ka kënaqësinë të njoftoj marrëveshjen me trajnerin Fotis Takianos. Në edicionin e ri ai do të bëjë më të mirën për ngjyrat bardhekaltër nga "Mizahir Isma””, thuhet nga KB Rahoveci.

Artikuj të ngjashëm