Fotis Takianos më nuk është trajner i KB Rahovecit. Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll ka njoftuar të hënën për shkëputjen e kontratës me trajnerin nga Greqia.
Këtë edicion, Rahoveci ka pasur rezultate të dobëta duke regjistruar katër humbje dhe një fitore në pesë xhiro të luajtura.
Takianosin në krye të ekipit do ta zëvendësojë asistenti i tij, Illmen Bajra.
"Me marrëveshje të dyanshme, kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos. E falënderojmë për punën e bërë deri më tani dhe kontributin e dhënë, teksa i urojmë çdo ditë të mirë në jetë e karrierë", thuhet në njoftimin e klubit.
"Zëvendësues i tij do të jetë ndihmësi aktual, Illmen Bajra. Me këto ndryshime, klubi synon të rikthehet në normalitet, pas rezultateve të fundit".