Basketboll

Loci largohet nga Rahoveci 029

Bujar Loci

Trajneri Bujar Loci është larguar nga klubi i basketbollit, Rahoveci 029. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Rahovecit në rrjetet sociale të enjten.

“Për një sezon e gjysmë, trajneri Loci ishte pjesë e rëndësishme e historisë së inkuadrimit dhe zhvillimit të klubit tonë, duke dhënë kontribut të çmuar me përkushtim, profesionalizëm dhe punë të palodhshme. Klubi e falënderon trajnerin Bujar Loci për angazhimin, korrektësinë dhe gjithçka që ka dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar shumë suksese dhe mbarësi në vazhdim”, shkruan në njoftimin e Rahovecit 029.

Rahoveci 029 zë vendin e parafundit me 20 pikë.

Loci është selektor i Kosovës.