Basketboll

Prishtina ndan rrugët me trajnerin grek

Michail Kakiouzis

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina, ka ndarë rrugët me trajnerin Michail Kakiouzis.

Në njoftimin e klubit prishtinas bëhet e ditur se trajneri grek është larguar për “arsye familjare”. 

“Klubi ynë shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Michail Kakiouzis për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij sezoni, si dhe për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin e vazhdueshëm në punën me ekipin. Për arsye familjare, nga dita e sotme, trajneri Michail Kakiouzis nuk do të jetë më pjesë e klubit tonë. I urojmë shumë shëndet, suksese dhe çdo të mirë në vazhdim të karrierës dhe jetës personale”, shkruan në njoftimin e KB Prishtinës.
Nën drejtimin e tij, Prishtina, nuk pati rezultate të kënaqshme. 
Prishtina është në vendin e gjashtë me 26 pikë. Nga 18 ndeshje ka tetë fitore e dhjetë humbje.