Sulmuesi amerikan, Ricardo Pepi është përforcimi më i ri i skuadrës së PSV Eindhovenit.
Pepi është prezantuar të premten te skuadra holandeze, të cilës i është bashkuar nga Aubsburgu. 20-vjeçari ka firmosur kontratë deri në vitin 2028 me PSV Eindhovenin, ekip që ka paguar 9 milionë euro për kartonin e tij.
Pepi në fillim të vitit të shkuar iu bashkua Augsburgut nga Dallasi, ndërsa edicionin e fundit luajti i huazuar te Groningeni në Holandë, ku tregoi paraqitje të mira.
Ai shënoi 12 gola dhe bëri 3 asistime në 29 ndeshje të luajtura në kampionatin holandez. Pepi, gjithashtu ka edhe 15 paraqitje dhe 7 gola të shënuar me Përfaqësuesen e SHBA-së.
Artikuj të ngjashëm