Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Union Berlini përforcohet me belgun Vertessen

Union Berlini është përforcuar me futbollistin belg Yorbe Vertessen.

Ai me skuadrën e Bundesligës ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Vertessen së fundi ishte pjesë e klubit të njohur holandez, PSV Eindhoven.

Sulmuesi shënoi 18 gola në 102 ndeshje për liderin aktual të kampionatit elitar të Holandës.

23-vjeçari kaloi te Union Berlini për rreth 5 milionë euro.

Në të kaluarën për U21 të Belgjikës ka shënuar katër gola në 12 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm